Pochettino, kandidati më serioz për ta zëvendësuar Zidanin

PUBLIKUAR

Pochettino sipas Marcas është kandidati më serioz për ta zëvendësuar Zidanin te Reali.

Përmes një konference për media, Zinedine Zidane ka befasuar të gjithë duke deklaruar se po largohet nga Real Madridi pas më pak se 3 viteve, ku fitoi 9 tituj, veçuar tri Liga të Kampionëve me radhë, shkruan Gazeta Express.

Zizu tha se po e bën këtë sepse klubi ka nevojë për ndryshime, që të vazhdojë dhe të fitojë trofe, ashtu si viteve të fundit dhe se është momenti më i mirë që të bëhen ndryshime, për të, për klubin, për lojtarët – për të gjithë.

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, sipas Marcas është kandidati më serioz për të marrë drejtimin e Los Blancos, ndërsa AS ka përmendur edhe emrat si: Arsene Wenger, Antonio Conte, Joachim Low, Max Allegri dhe Diego Simeone. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...