Pochettino i zemëruar pas humbjes turpëruese të PSG-së, tregon pse e zëvendësoi Neymarin

PUBLIKUAR

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Mauricio Pochettino, ndjeu zemërim dhe zhgënjim pasi Rennes ia ndërpreu skuadrës së tij ecurinë e fitoreve të njëpasnjëshme në ligë me një fitore tronditëse 2:0 në Roazhon Park të dielën.

Vendasit i shënuan dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë dhe në fillim të dytës, duke ia shkaktuar Lionel Messit disfatën e parë që prej ardhjes në kryeqytetin francez, raporton Gazeta Express.

Skuadra e Pochettinos, e cila e mundi Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve mesjavën e kaluara, nuk e pati asnjë goditje në kornizën e portës, megjithëse në sulm e kishte treshen Lionel Messi, Kylian Mbappe dhe Neymar.

Kjo ishte humbja e parë e PSG-së në ligë që prej muajit prill dhe e bëri Pochettinon të ndihet i inatosur dhe i zhgënjyer.

I pyetur nëse ishte i zemëruar me humbjen tronditëse të PSG-së, Pochettino tha: “Po, paksa. Askujt s’i pëlqen të humbë”.

Pa dashur ta nënvlerësoj atë që e bëri Rennes, ne jemi të zemëruar dhe të zhgënjyer që nuk i shfrytëzuam mundësitë tona dhe që i pranuam këto gola.

Trajneri argjentinas e largoi nga loja Neymarin dhe pas ndeshjes e pranoi se e bëri për arsye taktike.

I pyetur nëse Neymari kishte probleme fizike, Pochettino theksoi: “Jo, nuk ishte për këtë”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...