Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino është i gatshëm që ta largojë nga skuadra e tij, Danny Rose, shkruan Daily Mail.
Paris Saint-Germaini dhe Schalke kanë shprehur interesim për 28-vjeçarin, i cili mund të largohet nga Londra para përfundimit të muajit gusht.
Pochettino ndihet rehat me largimin e mbrojtësit të krahut të majtë, edhe pse Tottenhami nuk do të ketë mundësi për ta zëvendësuar anglezin deri në muajin janar. /Gazeta Express/


