Pochettino: Dua të jem trajner në Serie A, Donnarumma dhe Verratti ishin të terrorizuar

PUBLIKUAR

Mauricio Pochettino pranon se dëshiron të jetë trajner në Serie A një ditë, teksa foli edhe për italianët me të cilët punoi te Paris Saint-Germaini, Gianluigi Donnarumma dhe Marco Verratti.

Trajneri argjentinas u shkarkua nga PSG verën e kaluar pavarësisht se fitoi Ligue 1. Eliminimi nga Liga e Kampionëve në raundin e 16-të i kushtoi atij me vend të punës, transmeton Gazeta Express.

Pochettino në një intervistë për “La Gazzetta dello Sport” e pranoi se i pëlqen që të jetë trajner në Serie A, por nuk përmendi ndonjë klub.

“Po, do të më pëlqente. Të gjithë gjyshërit e mi janë nga Italia, unë kam qenë i rrethuar nga kultura italiane duke u rritur dhe gjithmonë e kam pasur objektivin që një ditë të jem trajner në Serie A. Kam punuar në Spanjë, Francë dhe Angli dhe shpresoj të kem një shans në Serie A”, tha ai.

“Është një ligë konkurruese dhe emocionuese. Unë shoh shumë ndeshje me shumë interesim. Kohët e fundit ka humbur pak peshë, por gjithsesi duhet respektuar dhe admiruar”, shtoi ish-trajneri i Tottenhamit.

Kombëtarja e Italisë dështoi të kualifikohet në Kupën e Botës për herë të dytë radhazi dhe Pochettino pranoi se dyshja italiane, Donnarumma dhe Verratti, kishin shumë presion para ndeshjes gjysmëfinale të “Play-Off”-it, kundër Maqedonisë së Veriut.

“E kam përjetuar në vetën e parë. Para ndeshjes me Maqedoninë e Veriut, Marco Verratti dhe Gigio Donnarumma u terrorizuan. Ishte e qartë se ata ndjenin presionin rreth ekipit kombëtar dhe vendit”, tha 50-vjeçari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...