Në Komunën e Lipjanit edhe sot ka vazhduar shpërndarja e çantave shkollore për nxënësit e shkollave falë një bashkëpunimi me World Vision dhe Komunës së Lipjanit.
Drejtoresha Elmaze Behluli në emër të Komunës së Lipjanit falënderuar World Visionin për këtë bashkëpunim duke thënë se Komuna është e gatshme çdo herë të mbështesë bashkëpunime të tilla që janë në dobi të nxënësve, njofton Komuna,
World Vision që nga fillimi i pandemisë ka financuar dhe bashkëfinancuar me Komunën e Lipjanit me disa projekte në shumë fshatra të Lipjanit.
Me bashkëfinancim me komunën kanë implementuar projektet si: Renovimi i tualeteve në Janjevë, kabinetet e IT në 10 shkolla të komunës së Lipjanit me 100 kompjuter, pako ushqyese dhe higjienike, me (1115 pako) çanta shkollore me mbi 12 produkte me (3500 çanta) për nxënësit parashkollore, dhe 100 tableta /IPad i cili do të realizohet gjatë muajit tetor, thuhet më tutje.






