Tashmë kanë nisur punimet në shumë shkolla ku komuna e Lipjanit po bënë rrethojë, dhe infrastrukturë në shumë shkolla të Lipjanit si, shkollën fillore “ Dy dëshmorët” në Dobrajë të Madhe, rregullimin e infrastructures, shkollën fillore të Gllogovcit, është duke u bërë rregullimi i infrastrukturës së shkollës, duke përfshirë pllatojat dhe rrethojën, shkolla fillore “ Ernest Koliqi” , paralelja e ndarë në Gadime të Ulet, rrethoja e shkollës, shkolla fillore “ 7 Marsi” në Poturoc, rrethojë, dhe infrastrukturë shkollore, shkolla “ Vëllezërit Frashëri”, rrethoja e sjkollës, në Konjuh, shkolla fillore “ Migjeni” Ruvc të Ri, pllatoja në këtë shkollë, Shkolla fillore “ Shtjefan Gjeçovi”, paralelja e ndarë në Brus, dhe infrastruktura e re shkollore. LN
Shkolla fillore “ Shtjefan Gjeçovi”, paralelja e ndarë në Brus, së shpejti do të bëhet me infrastrukturë të re shkollore.

Në kuadër të këtyre investimeve në Ruvc të Ri, gjegjësisht në shkollën fillore “ Migjeni” brenda pak ditësh, pritet të përfundoi pllatoja në këtë shkollë.

Në vazhdën e realizimit të projekteve infrastrukturore në shkolla të komunës së Lipjanit, tashmë pothuajse është në përfundim e sipër, rrethoja e shkollës “ Vëllezërit Frashëri” paralelja e ndarë në Konjuh.

Kanë Nisur punimet në shkollën fillore “ 7 Marsi” në Poturoc, brenda pak ditësh edhe kjo shkollë, do të bëhet me rrethojë, dhe infrastrukturë shkollore.

Në kuadër të këtyre projekteve, në shkollën fillore “ Ernest Koliqi” , paralelja e ndarë në Gadime të Ulet, përfundoi me sukses rrethoja e shkollës.

Në shkollën fillore të Gllogovcit, u bë rregullimi i infrastrukturës së shkollës, duke përfshirë pllatojat dhe rrethojën.



