Po vazhdon regjistrimi i tereneve pyjore në Komunën e Lipjanit posaqërisht në fshatin Shalë, këtë e ka bërë të ditur Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe zhvillim Rural, në një raport për muajin shkurt.
“Në sektorin e pylltarisë kemi vazhduar regjistrimin e terreneve pyjore në shale”, thuhet në raport.
Madie në një pjesë të raportit thuhet se Drejtoria e Bujqësisë ka pranuar edhe një vendim nga Inspektorati pyjor i Kosovës për vazhdimin e regjistrimeve pyjore në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.
Në raport thuhet,“Nga Inspektorati pyjor i Kosovës , kemi pranuar një Vendim , për vazhdimin e regjistrimeve pyjore ne gjithë komunën e Lipjanit deri me 30 mars 2016, në zyret tona jemi takuar me drejtorin e njësisë pyjore te Blinajës z Xhavit Statovci,tema e bisedës ishte organizative dhe bashkëpunimi reciprok.”, transmeton LipjaniNews


