“Po të mos ishte reagimi i Vuçiqit, do të kishte gjakderdhje”

PUBLIKUAR

Ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se “dhuna kundër serbëve në Kosovë nuk do të tolerohet”.

Sipas medieve serbe, përcjell Telegrafi, ai ka shtuar se është i befasuar nga qëndrimi i BE-së për çështjen e parandalimit të trenit të pasagjerëve që po vinte nga Beogradi për në Mitrovicë.

“Shteti serb qartë e ka thënë se nuk do të lejojë të ndodhë dhunë ndaj serbëve dhe se serbët të mos jenë të mbrojtur në asnjë mënyrë”, ka thënë Vulin për Radio Televizionin e Serbisë.

Gjithsesi shtohet më tej, ai ka vlerësuar reagimin e kryeministrit Aleksandar Vuçiq në situatën e ndalimit të trenit duke thënë se në veri të Kosovës do të vinte deri në një konflikt i përgjakshëm po të mos ishte që nuk ishte “reagimi i qetë dhe i mençur” i tij.

“A është kjo liria e lëvizjes? A do të thotë se çdo tren që shkon nga Kraljevo, çdo ditë, që të ndalet me pushkë? A do thotë kjo që çdo makinë me targa serbe të ndalet pushkë”, ka shtruar pyetjen Vulin.

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një burrë në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua

Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin se dhunoi një grua, për të...

Policia me plan operativ për të ofruar siguri për ndeshjen Kosovë-Izrael

Policia e Kosovës, me qëllim të ofrimit të sigurisë në kuadër të zhvillimit të...

Dhjetë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve, arrestohen disa persona

Dhjetë raste të dhunës në familje janë raportuar në disa qytete të Kosovës, përfshirë...