“Po të largohet Guardiola, nuk është fundi i Botës”

PUBLIKUAR

Ish trajnerit të Barcelonës, Pep Guardiola i mbaron kontrata me Bayern Munihun në fund të sezonit 2015-2016 dhe me shumë gjasë ai nuk do ta vazhdoj.

Kapiteni i bavarezëve, Philip Lahm ka thënë se edhe pa Guardiolën mund të ia dalin dhe se nuk do të ishte fundi i botës edhe nëse spanjolli nuk e vazhdon kontratën.

Ai gjatë një interviste ka pohuar se “nuk është i mërzitur rreth situatës kontradiktore për të ardhmen e Guardiolës”, duke shtuar “se po që se katalonasi largohet nga Bayerni, skuadra do të gjejë një tjetër trajner fantastik për ta zëvendësuar spanjollin”.

Në media po flitet se 44 vjeçari është i lidhur me një para-kontratë me Manchester Cityn.

Guardiola me Bayernin ka fituar dy herë Bundesligën dhe si duket është në rrugë të mirë ta fitoj edhe për herë të tretë radhazi që kur erdhi në Alianz Arena më 2013. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...