“Po ta kisha dëgjuar babin nuk isha këngëtar”, Ermali habit me deklaratën: Isha bërë djalë i mirë

PUBLIKUAR

Ermal Fejzullahu ka treguar së fundmi se të qenit djali i një këngëtari të njohur, si Sabri Fejzullahu, nuk e ka ndihmuar aspak në karrierën e tij muzikore.

Këngëtari ka rrëfyer se e ka pasur të vështirë të dalë nga hija e babait të tij dhe të krijojë identitetin e vet.

Ndër të tjera, Ermali tregoi se nëse do të ishte për të atin, ai sot nuk do të ishte këngëtar, sepse Sabriu donte që të bëhej djalë “i mirë”.

Këngëtari falënderoi publikisht të ëmën, e cila e ka përkrahur gjithmonë në rrugëtimin e tij.

“Për mua ka qenë shumë  e vështirë. Të gjithë mendojnë se ka qenë shumë e lehtë, por kur e ke një njeri shumë të madh, një legjendë në shtëpi, është shumë e vështirë të dalësh prej hijes së tij dhe të krijosh identitetin tënd.

Disa më thonë ‘Hajde se ti të lehtë e ke pasur se ke qenë djali i Sabriut’, por Sabriu nuk ka ardhur kurrë të këndojë në koncertet e mia.

Ama unë falënderoj më shumë nënën time se ajo më ka përkrahur, se të kisha dëgjuar babin nuk do isha bërë këngëtar kurrë dhe do kisha punuar në ndonjë zyrë, do isha bërë djalë i mirë”,- tha Ermali.

SHIKO MË SHUMË

Kiara pyetet për një shtatzëni të mundshme, Luiz Ejlli ndërhyn me një përgjigje plot humor

Kiara Tito ka zhvilluar së fundmi një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në...

Afrona Dika surprizohet para ditëlindjes: I fejuari e mbulon me dhurata luksoze

Afrona Dika po përgatitet të festojë ditëlindjen e saj më 9 gusht, por dhuratat...

Kur bukuria dhe stili bëhen një, Oriola Marashi merr vëmendjen

Modelja dhe këngëtarja e njohur, Oriola Marashi, ka publikuar së fundmi projektin e saj...