Po hetohet edhe kreu i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava

PUBLIKUAR

policia-po-e-heton-edhe-kreun-e-bik-ut-myftiun-naim-t-euml-rnava_2_2_hd

Në mesin e personave që po hetohen nga Policia e Kosovës, për aktivitete të dyshimta është edhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava.

Tërnava po hetohet për pranim të fondeve të dyshimta dhe për emërime të imamëve të dyshimtë për ekstremizëm, njofton KTV.

Ndërsa Idriz Bilalli është ndër imamët e parë që ka dalë kundër tolerancës së Bashkësisë Islame ndaj hoxhallarëve ekstremistë.
Për situatën e krijuar pas arrestimit të 40 të dyshuarve për terrorizëm, Bilalli ia hedh fajin Kryetarit dhe Kryesisë së Bashkësisë Islame.
Sipas tij, Naim Tërnava është dashur me kohë të marrë masa ndaj imamëve që kanë kultivuar të keqen.
Ai ka thënë se të arrestuarit e fundit nuk e përfaqësojnë islamin tradicional shqiptar, pasi kjo fe promovon paqe, tolerancë dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve.

SHIKO MË SHUMË

14 ndalim punimesh nga Inspektorati i Punës, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në...

8 raste të reja me fruth në Kosovë, IKSHPK apel për vaksinim urgjent

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se në periudhën 16–30 prill...

Gjini pas takimit për datën e zgjedhjeve: Pati dakordancë për 7 qershorin

Ardian Gjini nga AAK-ja, pas takimit konsultativ me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena...