Fundi i Merkatos në Liga Total ka sjell yje si në Ligen e Parë ashtu edhe në Ligen e Dytë. Fidan Gërbeshi, Kemail Gashi dhe mbreti i asisteve sezonin e kaluar Narcis Alibegu do të jenë pjesë e skuadres FC. Avni Ita, Eragon Gashi, Mergim Grajqevci do vazhdojnë me FC TermaaX, super sulmuesi nga Rufci Shqiprim Kelmendi do ti mbroj ngjyrat e FC Sllovia së bashku me Blendim Gashin. Skuadra nga Banulla, FC Bajrmi ka sjellur ish yllin e FC Prishtina, Ardian Kozhani dhe si partner do ta ketë Gazmend Selimin dhe Mentor Sylen, një nga lojtarët më të mirë Lipjanas Bujar Sinani do të jetë pjesë e FC Centrumi se bashku me Haki Ahmeti.
Kampionet kanë mbajtur yjet e tyre dhe janë të gatshëm për sezonin e ri, ndërsa këpuca e artë e sezonit të kaluar Mustaf Ismaili ka kompletuar transferimin tek FC Tiki Taka.
Se do të kemi përballje gjigande në Liga Total kjo tashmë dihet, por se kush do të ketë më shumë përgaditje fizike dhe qendrueshmëri per ti bërë ballë orarit kjo mbetet të shihet.
LIPJANINEWS.INFO




