Plot dyshime për projektin e sigurimeve shëndetësore që nis nga viti 2017

PUBLIKUAR

Pensioni prej 75 euro që ai merr nuk i mjafton për ta mbuluar as gjysmën e muajit vetëm me bukë. Me gjysmën e këtyre parave A.Dushi, 69 vjeçar, nga komuna e Vushtrrisë, për çdo muaj blen ilaçe në vlerën e 32 eurove

Ai thotë se dy herë ka aplikuar vizë për shërim jashtë vendit, por e njëjta i është refuzuar nga ana e ambasadave. Kjo ngase shërimi për sëmundjen që ai përballet tash e një vit, në Kosovë kushton shumë shtrenjtë.

Por zgjedhje për sëmundjen e 69 vjeçarit nuk do të ketë edhe për një kohë në Kosovë. Kjo në mungesë të ligjit për Sigurimet Shëndetësore i cili do t’i ndihmonte atij financiarisht.

Ndonëse Qeveria e Republikës së Kosovës tashmë ka marrë vendim që fillimi i mbledhjes së fondeve për Ligjin për Sigurime Shëndetësore të fillojë më 1 janar 2017. Por njohës të çështjeve shëndetësore në vend e shohim si vështirë të arritshëm për vitin 2017 jetësimin e këtij projekti.

Në një prononcim për Gazetën Express, kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina thotë se jetësimi i Ligjit për Sigurime Shëndetësore do të kërkojë kohë.

Ajo thotë se komisioni të cilin ajo e udhëheq ka dilemat e saj sa i përket kësaj çështje. Sipas saj problemi kryesor është mungesa  e sistemit të informimit me të dhënat në mënyrë digjitale të pacientëve në spitale.

“Problemi kryesor është IT sistemi i informimit kështu që i kemi vizituar edhe disa institucione shëndetësore.  Do të jetësohet por kërkon edhe kohë. E shohim kur të fillojë të startoj”, thotë Brovina.

Ndërkohë që zyrtarë nga Ministria e Shëndetësisë nuk e dinë se kur kosovarët do të përfitojnë nga ky fond.

Zyrtarisht nga kjo ministri kanë thënë për Express se që nga janari i vitit të ardhshëm do të fillojë mbledhja e premiumeve (kontributeve).

“Nga janari fillon mbledhja e premiumeve (kontributeve), ndërsa synimi është që sa më parë pas fillimit të mbledhjes së premiumeve, qytetarët të fillojnë t’i prekin edhe rezultatet e para (benefitet) të kontributeve duke filluar nga përmirësimi I furnizimit me barna; rimbursimii i disa barnave jashtë spitalore për qyetatarët e vendit; ngritja e performancës në Kujdesin Parësor Shëndetësore përmes një skeme stimulative për pagesën per kapita, që do të mbështetet nga Banka Botërore”, thuhet në përgjigjen e MSH’së.

E deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu, vlerëson se të paktën edhe në dy vitet e ardhme kosovarët nuk do t’ia shohin ‘hajrin’ Sigurimeve Shëndetësore.

Ai është shprehur se Ministria e Shëndetësisë ka dështuar në implementimin e ligjit ngase sipas tij i njëjti është i vonuar.

“Prej kësaj ministrie nuk shoh hapa pozitiv rreth drejt implementimit ligjit për sigurimet shëndetësore, ligj ky i cili është shumë i nevojshëm për pacientët tanë. Këta në janar mund të fillojnë me ndaljen e premiumeve, por deri në implementimin e plotë do të kalojnë edhe dy vitet e ardhshme”, ka thënë Haxhiu për Gazetën Express.

Sipas fillimi i mbledhjes së premiumeve është dashur që të filloj qysh para dy viteve.
E ndërkohë që sigurime të garantuara në bazë të ligjit në Kosovë pavarësisht nga statusi i sigurimit shëndetësor do të ofrohen në rastet e “Shërbimet emergjente të kujdesit shëndetësor,  Shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijët nën moshën tetëmbëdhjetë (18) vjeçare nga Lista e shërbimeve të kujdesit themelor shëndetësor; Shërbimet esenciale shëndetësore për shtatzënat dhe lehonat si dhe Shërbimet e tjera esenciale të kujdesit shëndetësor të përcaktuara nga Fondi”.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka planifikuar të ndajë 17 milionë euro për të punësuarit në sektorin publik dhe rreth 14 milionë euro për sektorin privat.

Ekspertët kanë vlerësuar se për një vit do të mblidhen rreth 60 milionë euro, derisa, sipas ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, me kalimin e viteve dhe futjen në sistem të të gjithë kontribuuesve, buxheti mund të shkojë edhe deri në 100 milionë euro në vit./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Haxhiu pranon dekretin për Ligjin e Byrosë, nis faza e zbatimit

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se ka pranuar nga Presidenca dekretin për...

Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa objekte, komuna apelon për kujdes

Erërat e forta kanë shkaktuar dëme në disa objekte në Drenas, duke paraqitur rrezik...