Pllana: Serbët vranë 1432 fëmijë shqiptarë, jo 1133

PUBLIKUAR

Gazetari i luftës, Nusret Pllana, që ka mbledhur fakte mbi krimet e serbëve ndaj shqiptarëve të Kosovës, ka numrin 1432 të fëmijëve të vrarë.

Ai thotë se institucionet kosovare dhe liderët kosovarë pasaktë i referohen numrit të fëmijëve të vrarë sipas statistikave të publikuara nga aktivistja serbe, Natasha Kandiq

“Presidentja për herë të parë i vendosi 1133 lule, që është për keqardhje, sepse janë hequr emrat e 300 fëmijëve të tjerë”, ka thënë Pllana në Frontal.

Ai ka treguar se në librin e tij ka 1432 fëmijë të vrarë nga forcat serbe, me emër dhe me fotografi, që i ka mbledhur ka qytetet e Kosovës. Por, ai beson se mund të ketë edhe më shumë të vrarë se sa kaq.

Pllana kërkon nga institucionet që të angazhohen më shumë për t’i dhënë zë krimeve që Serbia i ka kryer ndaj popullësisë shqiptare.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria dhe Kosova synojnë forcimin e bashkëpunimit në fushën e arkivave

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, ishte i pranishëm në...

Vranët dhe në disa zona me shi

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të premten në Kosovë do të ketë vranësira...

Tentim vrasje në Deçan, tre të arrestuar

Tre persona janë arrestuar për tentim vrasje në Deçan të enjten. Policia njoftoi se të...