Plisat ironizojnë UEFA-n me fyerje raciste

PUBLIKUAR

ekskluzive-plisat-sfidojn-euml-uefa-n-me-fyerje-raciste-foto_hd

Tifozët e Prishtinës, Plisat, sot kanë vendosur që të ironizojnë me vendimin e UEFA-s që iu shqiptua Shqipërisë duke e denuar me humbje zyrtare ndaj Serbisë, si dhe 100 mijë euro, duke mos i marrë fare parasysh fyerjet raciste të serbëve në stadium, ani pse motoja kryesore e këtij institucioni është: “Thuaj JO racizmit”.

Plisat e revoltuar me vendimin e fundit të UEFA-s, kanë vendosur që të ironizojnë me këtë institucion duke shfaqur sot në ndeshjen Prishtina-Besa, 11 pankarta me disa fyerje raciste, ndërsa e 12-ta është një pyetje drejtuar UEFA-s, ku thotë: “UEFA, a është kjo e mjaftueshme?”.

Kryetari i Plisave, Albert Kastrati, ka deklaruar ekskluzivisht për Telegrafin në lidhje me këtë veprim.

“E kemi bërë këtë sepse UEFA ka gabuar shumë me vendimin ndaj Shqipërisë, kështu që na nuk do të ndalemi kundër tyre, si në Prishtinë ashtu edhe jashtë Prishtinës. Jemi duke organizuar mesazhe të tilla kundër UEFA-s edhe në liga tjera evropiane”, ka thënë Kastrati për Telegrafin.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...