Platini përsërit: Do të ketë ndëshkime për Serbi-Shqipëri

PUBLIKUAR

Platini përsërit: Do të ketë ndëshkime për Serbi-Shqipëri

Presidenti i UEFA-së, Michel Platini, duke folur pësëri rreth incidentit të ndeshjen Serbi-Shqipëri, ka thënë se do të ketë ndëshkime, por ka mbrojtur institucionin që ai drejton duke theksuar se ishte e pamundur të evitonte shortimin në një grup të këtyre dy vendeve.

“Sa i përket asaj që ndodhi në Beograd ne do të ndërhyjmë dhe do të ketë ndëshkime. Ne jemi gjatë gjithë këtyre viteve në kontakt me serbët, kroatët, kosovarët e shqiptaret. Por këtu ka probleme të mëdha politike. Në 2007, Azerbajxhani dhe Armenia, ishin në luftë dhe ndeshjet mes tyre nuk u luajtën, ndaj morëm vendimin që të mos i shortonim së bashku. Me Shqipërinë dhe Serbinë, kjo gjë nuk kishte ndodhur asnjëherë.

Nëse Shqipërinë nuk do ta kishim vendosur në të njëjtin grup me Serbinë, atëherë nuk duhet ta shortonim as me Maqedoninë e Greqinë, dhe kjo është gati e pamundur. Ne prandaj po punojmë me këto vende, me presidentët e kryeminstrat, që kanë përgjegjësi kryesore për çështjet e sigurisë kombëtare. Por këto gjëra sërish ndodhin dhe kjo më trishton. Vlerësova shumë çfarë ndodhi te Lazio, ku lojtarët serbë dhe shqiptarë pozuan së bashku. Ky është futbolli i vërtete, ai që duhet të afrojë njerëzit e jo t’i largojë”, ka thënë Platini.

Ai foli gjithashtu dhe për dhunën e racizmin në futboll sidomos në Evropën Lindore duke deklaruar se për disa çështje mund të tregohesh tolerant, por ka disa fenomene të tjera, që janë të vështirë për t’u luftuar.

“Ne kemi marrë aksione dhe vendime mbi racizmin dhe ksenofobinë dhe për ketë ka disa shembuj. Dy më të mëdhenjtë janë kur lojtarët ofendohen nga tifozët, por në një rast të tillë dhe unë personalisht nuk kam ç’të bëj pasi jam në tribunë, ndërsa çështja e dytë është ajo e korrupsionit në futboll, e cila prek çdo pjesëmarrës të kësaj loje. Ju e dini që jetojmë në kohë të vështira dhe në Evropën Lindore ka shumë racizëm”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...

E duan Interi e Juventusi, por Liverpooli e ka një përgjigje për Alissonin

Thashethemet e ditëve të fundit për të ardhmen e pasigurt të Alisson Becker te...