Plasaritet një pjesë e asfaltit në urën mbi Ujman nga rëndesa e kamionit

PUBLIKUAR

Asfalti është plasaritur mbi urën e Liqenit të Ujmanit në Bërnjak. Kjo si pasojë e rëndesës të shkaktuar nga kamionët që janë duke qëndruar në atë pjesë të vendit për të dhjetën ditë me radhë, ku janë duke bllokuar rrugët për qarkullim.

Kamionët janë vendosur nga protestues serbë dhe janë të mbushur me zhavorr, ata kundërshtrojnë reciprocitetin e targave.

This image has an empty alt attribute; its file name is veriu-3.jpg

Bllokada të tilla ka edhe në Jarinjë.

Ndryshe, delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit janë duke zhvilluar takim sot në Bruksel nën shoqërimin e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirsolav Lajçak.

Ndërsa, presidentja e Komisionit Evropian gjatë vizitës së saj sot që ka bërë në Kosovë ka thënë se rruga më e mirë mes dy vende është dialogu. Po ashtu edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Gabriel Escobar, këtë të mërkurë ka bërë thirrje që situata të qetësohet.

SHIKO MË SHUMË

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...

Moti sot me vranësira dhe reshje shiu, në zonat malore pritet edhe borë

Moti në Kosovë gjatë ditës së sotme pritet të jetë kryesisht i vranët dhe...

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të hënën

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...