Plas sherri tek shqiptarët e ISIS-it, raportohet për vrasje mes tyre

PUBLIKUAR

Almir Daci, i riu nga Pogradeci që lufton për ISIS dhe që shihet në video duke kërcënuar Shqipërinë, dyshohet të ketë urdhëruar vrasjen e një shqiptari që shkoi në Siri për të luftuar përkrah tij.

Bëhet fjalë për Shkelzen Dumanin, me origjinë nga Dibra, i cili iku në Siri ne vitin 2013 bashkë me dy fëmijët e tij 9 dhe 11 vjeç.

Shërbimi Informativ Shtetëror ka përgjuar telefonatat e disa personave që gjenden në Shqipëri, me të cilët komunikon Almir Daci dhe anëtarët e grupit që ai drejton në Siri.

Në këto telefonata, që prej vajtjes së Shkëlzen Dumanit, flitej për një shumë parash që ai kishte me vete.

Burime të besueshme të inteligjencës i thanë Tv Klan se Dumani kishte marrë me vete paratë e shtëpisë që kishte shitur; rreth 50 mijë dollarë.

Nga përgjimet kuptohet se grupi i shqiptarëve të drejtuar nga Almir Daci nuk e ka mirëpritur Dumanin dhe po planifikon për t’i marrë paratë. Pas këtyre bisedave nuk është folur më për të riun me origjinë nga Dibra dhe më vonë u raportua se ai u vra gjatë luftimeve përkrah ISIS.

Përgjimet kane zbuluar gjithashtu se Almir Daci është vënë tashmë në komandën e shqiptarëve që gjenden në Siri dhe po rivalizon kosovarin Lavdrim Muhaxheri, i cili, në hierarkinë e ISIS ka gradë më të lartë dhe është më i besuar tek drejtuesit e Shtetit Islamik.

Në përgjimet e vitit 2013 rezultoi se Almir Daci ka patur komunikim me Genci Ballën, ish –imamin e vetëshpallur të Xhamisë së Unazës se Re, të arrestuar për terrorizëm dhe rekrutim të luftëtarëve për ISIS. Përgjimet zbuluan se Daci ka nën kujdes bashkëshorten dhe fëmijet e Ballës.

Në Siri kanë mbetur rreth 17 fëmijë shqiptarë jetimë, pasi baballaret e tyre janë vrare.

Mes tyre janë edhe dy fëmijët e moshës 9 dhe 11 vjeç të Shkelzen Dumanit, bashkë me nënën e tij, e cila shkoi në Siri për t’i marrë ata pasi mori vesh se i biri ishte vrarë. /Tv Klan/

SHIKO MË SHUMË

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...

Gërvalla mohon se ka bashkëpunuar me UNMIK, EULEX dhe Specialen: Deklaratat janë bërë bozë, keni durim, aktgjykimi do të vijë shpejt

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka folur për kërkesat e protestuesve për dorëheqjen e...

Kurti e miratoi menjëherë projektligjin për Byronë që dje ia dërgoi Gërvalla – vendimet e mbledhjes elektronike

Qeveria e Kosovës mbrëmë ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën miratuar Projektligjin për...