Plas sherri mes Thaçit dhe Veselit

PUBLIKUAR

Ideja e rokadës në Qeveri, me ç’rast kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, do të hiqte dorë nga zgjedhja për president të vendit vitin tjetër, për ta rimarrë postin e kryeministrit, ndërsa kryeministri aktual, Isa Mustafa, ta marrë pozitën e të parit të shtetit, ka shkaktuar përplasje brenda zyrtarëve të lartë të partisë më të madhe në vend.

Sipas burimeve të gazetës “Zëri” një propozim i tillë nuk është hedhur poshtë nga Thaçi, pasi që, ky i fundit, po qe se do të zgjidhej president i vendit, do ta humbte “timonin” e partisë, të cilin do ta merrte menjëherë Kadri Veseli, aktualisht kryetar i Kuvendit.

Po ashtu Thaçi, sipas këtyre burimeve, nuk është i interesuar t’i hynte garës për presidente, derisa disa deputetë të LDK-së kanë paralajmëruar publikisht votë kundër tij në Kuvendin e Kosovës.

Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk janë kundër idesë që Mustafa të zgjidhet president, për një mandat të ri 5-vjeçar, sidomos pas përplasjeve të fundit me opozitën në Kuvend, e cila po i kundërshton ashpër marrëveshjet me Serbinë dhe Malin e Zi. /Zëri/

SHIKO MË SHUMË

Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës për reforma dhe institucione funksionale

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Kosova që të përshpejtojë reformat që lidhen me integrimin...

Vdekja e të riut në kantierin e ndërtimit në Prishtinë, Inspektorati sqaron kompetencat dhe paralajmëron masa ligjore

Inspektorati Qendror i Punës ka reaguar pas aksidentit të rëndë në një kantier ndërtimi...

Raporti për krimet e luftës, Kurti: Ky raport është dëshmi institucionale e çmimit të shtrenjtë të lirisë që e gëzojmë

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në promovimin e...