Planifikohet një shkëmbim befasues, Ansu Fati mund të largohet në verë nga Barcelona

PUBLIKUAR

Wolves po planifikon të bëjë marrëveshje me Barcelonën këtë verë për shkëmbim të lojtarëve, duke u përfshirë Ruben Neves dhe Ansu Fati.

Agjenti Jorge Mendes u takua gjatë kësaj jave me Fatin, përpara se të takoheshin edhe me presidentin e Barcelonës, Joan Laporta, transmeton Gazeta Experss.

Sulmuesi spanjoll raportohet se ia bëri të qartë Mendesit se nuk e do largimi nëse nuk i kërkohet një gjë e tillë nga trajneri, Xavi Hernandez, por tani raportohet se ai mund të përfshihet në një marrëveshje të mundshme shkëmbimi.

Sipas “Relevo”, Wolvesi është i gatshëm t’ia ofrojë 30 milionë euro Barçës, plus mesfushorin, Ruben Neves, për të transferuar Ansu Fatin.

Mesfushori portugez është i lidhur tash e një kohë me një kalim në “Camp Nou”, pasi shihet si zëvendësues i Sergio Busquetsit. Kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Për t’u arritur një marrëveshje e tillë shkëmbimi thuhet se është paksa e vështirë, pasi nuk është e sigurt nëse “Ujqit” do të mund të bindin 20-vjeçarin që të transferohet në Angli.

Sipas raportimeve nga Spanja, agjenti Mendes do të përpiqet ta bindë Fatin se po të luajë rregullisht me Wolvesin, ai do të mund që pastaj të transferohet te ndonjë klub më i madh anglez.

Ansu Fati me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

Sipas “Transfermarkt”, reprezentuesi i Spanjës në tregun e transferimeve vlerësohet me 35 milionë euro, kurse Ruben Neves me 40 milionë. /Gazeta Express/

Ansu Fati & Ruben Neves.

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...