Plani i Interit për Gabbiadinin

PUBLIKUAR

Interi është duke planifikuar shkëmbimin e Juan Jesus me yllin e Napolit, Manolo Gabbiadini, i cili pritet ta zë vendin e Adem Ljajicit.

Strategjia e Nerazzurrëve në treg do të varet nga gjetja e një partneri të përshtatshëm biznesor para afatit kalimtar veror.

Sidoqoftë, ata tashmë po mendojnë për lojtarët që i duan. SipasTuttosport, trajneri Roberto Mancini e dëshiron Gabbiadinin, i cili te Napoli ka qëndruar në bankën rezervë.

Vlera e futbollistit llogaritet rreth 25 milionë euro, ndërsa ai kërkohet edhe nga Wolfsburgu dhe Tottenham Hotspur.

Përfshirja e Juan Jesusit në marrëveshje dhe kthimi i Adem Ljajicit te Roma, mund t’ia kursejë Interit 11 milionë euro në rast të transferimit të Gabbiadinit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...