Plani i Atletico Madridit për ta mbajtur Griezmannin

PUBLIKUAR

Ngjashëm siç bëri verën që lamë pas, presidenti i Atletico Madridit, Miguel Angel Marin, ka konfirmuar se skuadra e tij do të tentojë ta mbajnë Antoine Griezmannin në Madrid.

Këtë herë mund të mos jetë edhe aq e lehtë meqë Diego Costa do t’i bashkohet skuadrës, por Diego Simeone natyrisht se do të provojë, transmeton Express.

Barcelona dhe Manchester United kanë shprehur interesim për yllin francez dhe për t’ia tërhequr vëmendjen Atleticos vyen një ofertë goxha e madhe.

Këto janë fjalët e presidentit të Atleticos para gazetarëve në lidhje me situatën e Griezmann: “Ta mbajmë Griezmannin? Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë duke ditur se nuk varet vetëm nga ne. Verën e kaluar punuam fort për ta mbajtur atë këtu në Madrid dhe do ta bëjmë të njëjtën gjë edhe verën e ardhshme. Deri më 1 korrik, duhen 200 milionë euro [për blerjen e tij]. Nuk duam ta shesim pasi ai është i rëndësishëm për ne, por të shohim se çka do të ndodhë”. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...