Plagosja në Smallushë, Policia Kosovës jep detaje

PUBLIKUAR

E përditësuar

Raporti 24 orësh nga Policia Kosovës,

Lipjan13.05.2020 – 18:44. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka plagosur me armë zjarri dy persona meshkuj kosovar, nuk dihet ende motivi i rastit. Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Policia ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Po ashtu është konfiskuar arma model TP9SF Elite cal.9mm.

Janë intervistuar edhe te lënduar në cilësinë e të dyshuarve dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt

——————————————————————————————————————————————————————————————-

Dy persona janë plagosur me armë zjarri në fshatin Smallushë të komunës së Lipjanit.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmje, Policia e Kosovës ka marrë informatë në ora 18:44.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Personat e plagosur janë transportuar për në QKUK.

Njësitet policore aktualisht janë duke u marrë me rastin.

“Sot, rreth orës 18:44 kemi marr informatë se në fsh. Smallushë të Lipijanit, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri. Njësitet policore i janë përgjigjur thirrjes, në vend ngjarje kanë hasur dy persona të lënduar në këmbë, të njëjtit janë transportuar për në QKUK-në.  Njësitet relevante policore janë duke bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes”, konfirmon Krasniqi për Express.

SHIKO MË SHUMË

Dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën...

Vjedhje e rëndë në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se Ankuesi mashkull Kosovar ka raportuar se nga shtëpia e...

Kuvendi i Komunës së Lipjanit miraton Buxhetin për vitet 2027–2029

Kuvendi i Komunës së Lipjanit, në vazhdimin e mbledhjes së rregullt të mbajtur sot,...