Policia ka ndaluar një shtetas për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”. Në pranga ka rënë i mituri D.N., 16 vjeç, banues në Vlorë.
Policia ka bërë ndalimin e tij për arsye se më datë 26.12.2016, në lagjen “Pavarësia” pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ky shtetas ka plagosur rëndë me mjet prerës thikë, shtetasin V.Ç, 15 vjeç si dhe ka plagosur lehtë bashkëmoshatarin tjetër, shtetasin G.F., 15 vjeç. Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.


