Plagoset një person në Prishtinë, Policia: Po ndërmerren veprimet hetimore për arrestimin e të dyshuarve

PUBLIKUAR

Një person është plagosur sot në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se janë identifikuar të dyshuarit.

“Sot rreth orës 13:40 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Haxhi Zeka”në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për arrestimin e personave të dyshuar ( të cilët janë identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti për Express.

SHIKO MË SHUMË

Aksident i rëndë në Gjilan, e përfshirë një veturë e policisë

Një aksident i rëndë trafiku raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjilanit. Në...

Kërcënohet mjeku dhe infermieri në Podujevë

Një mjek dhe një infermier kanë raportuar në polici se janë kërcënuar përmes telefonit,...

Nafta më lirë sot në Kosovë, benzina dhe gazi mbeten njëjtë

Çmimet e derivateve sot kanë pësuar një rënie të lehtë të çmimeve. Nafta sot është...