PL: Pa ndarjen e partisë nga shteti, nuk ka ndarje të dhunës nga zgjedhjet

PUBLIKUAR

Futja e Gruevskit në TV21 është dëshmi se pa ndarjen e partisë nga shteti nuk do të ketë as ndarje të dhunës nga zgjedhjet, ka vlerësuar Partia Liberale, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky rast, sipas liderit të PL, Ivon Veliçkovski, tregon se çfarë zgjedhjesh “të shpejta” na presin.

Ai në takimin joformal që e ka zhvilluar me udhëheqjen lokale të Partisë Liberale në Shën Nikolë ka thënë se për pushtetin aktual nuk do të humb kohë, dhe se padyshim është e qartë se qeveria “teknike” me pjesëmarrjen e ministrave të LSDM nuk ka ndryshuar asgjë në funksionimin e institucioneve. „Përpjekja për zgjedhje të shpejta në dukje është vetëm pragmatike. Pazaret rreth listës zgjedhore midis vetëm dy-tre ekipeve partiake e diskrediton Komisionin shtetëror zgjedhor dhe ajo sot është vetëm statike, pa marrë parasysh dizajnin e tij në pajtim me “Përzhino”. Disa pozita redaktuese në RTVM ose grimi i rregullimeve me cilësi të dyshimtë nuk janë reforma në media, por shtyrje e tyre. „Qeveria teknike“ me funksionalitet efektiv prej më së shumti dy muajsh është vetëm “dhuratë” për OBRM-PDUKM dhe Gruevskin, respektivisht për BDI dhe Ahmetin“, ka vlerësuar Veliçkovski

SHIKO MË SHUMË

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pritje të gjata janë raportuar në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës gjatë...

Identifikohet dhe arrestohet e dyshuara për dhunë ndaj një të miture

Hetuesit e Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë identifikuar dhe arrestuar një...

Të bllokuar mbi 9 orë në kufirin Serbi – Kroaci, mërgimtari : Kemi mbet pa ujë e pa ushqime

Një numër i madh mërgimtarësh nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në kufirin ndërmjet...