PK: Nuk e kemi fshehur rastin e vdekjes së polices

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës (PK) reagon ndaj lajmit për vetëvrasjen e polices Drita Latifi.

“Policia e Kosovës lidhur me rastin në fjalë të cilësuar si ‘Vdekje e Dyshimtë’, i ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore për hetimin e këtij rasti, duke përfshirë edhe dërgimin e trupit të pajetë ne institutin e mjekësisë ligjore për autopsi, veprim ky i cili është bërë me vendim të prokurorit kompetent.

Policia e Kosovës edhe ne ketë rast të zyrtares së PK-së sikurse edhe në të gjitha rastet e natyrës së njëjtë, nuk e publikon identitetin e viktimës, pasi që duhet të respektohen procedurat ligjore në të gjitha rastet njësoj pa dallime.

Ndërsa, sa i përket shkrimit tendencioz se Policia e Kosovës ka fshehur rastin, kjo nuk qëndron dhe nuk është e vërtetë, pasi që ky rast është publikuar për media sot rreth orës 11:15 minuta përmes raportit 24 orësh te PK-se, i cili publikohet ne baza ditore”, thuhet në reagim

SHIKO MË SHUMË

30 mijë fëmijë më pak në listat e shtesave në krahasim me prillin

Për saktësisht 31 mijë e 553 është ulur numri i fëmijëve që marrin shtesa...

Gjini: Pas 5 tetorit nëse Kosova s’ka president të ri hyhet në gjendje të “katastrofës kushtetuese”

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka folur për situatën politike në vend dhe vonesat...

Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht

Agjencia e Statistikave eë Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për skemat e mirëqenies...