Pjestarët e FSK-së drejt Wellsit në garën “CAMBRIAN PATROL”

PUBLIKUAR

Një Kontingjent prej 13 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës i Brigadës për Reagim të Shpejtë  udhëtoi për  në Wells  të Mbretërisë së  Bashkuar  për të marrë pjesë në  garën “Cambrian Patrol”.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral  Rrahman Rama, iu dëshiruar rrugë të mbarë dhe suksese pjesëtarëve që do të marrin pjesë  në këtë garë

“Ju jeni përgatitur që nga shkurti për këtë garë,  dhe unë pres rezultate të mira. Duhet të keni parasysh se do të përballeni me shumë sfida, por asnjëherë mos harroni se atje po përfaqësoni jo vetëm vetën tuaj dhe FSK-në, po edhe shtetin e Kosovës. Unë shpresoj shumë se edhe kësaj radhe do të korrni suksese, ashtu si edhe në shumë gara të tjera, ku pjesëtarët e FSK-së kanë dalë të parët”, u tha gjeneral Rama ushtarëve.

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë do të qëndrojë në Mbretërinë e Bashkuar nga data 3 deri më 23 tetor 2016, ka bërë të ditur FSK-ja përmes një komunikate për media./Insajderi.com

SHIKO MË SHUMË

Hoti: Çmimet e konsumit familjar janë dyfishuar, kush mban përgjegjësi?

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj politikave ekonomike, duke...

Katër raste të armëbajteve pa leje brenda 24-orëve

Gjatë 24-orëve të fundit në vendin tonë janë shënuar katër raste të armëbajtjeve pa...

E rrahu partneren në Ferizaj, ajo e denoncon në polici, i dyshuari arratiset

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Ferizaj, ku një grua dyshohet...