Pjanic: S’e meritova të kuqin

PUBLIKUAR

Miralem Pjanic nuk beson se është dashur të përjashtohej nga loja duke u ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë për një ndërhyrje ndaj Rafinhas në fitoren e Juventusit 3-2 ndaj Interit.

Derbi bizar italian kishte pesë gola, dy rikthime dhe një karton të kuq pas vetëm 17 minutave për Matias Vecino, por në mesin se situatave më kontroverse ishte edhe shmangia e kartonit të dytë të verdhë nga Pjanic, i cili u përplas mbi Rafinhan duke i thënë atij një goditje të fortë, transmeton Gazeta Express.

“Ndëshkimi im i parë ishte i padrejtë, por e kuptoj sepse Interit sapo i ishte përjashtuar një lojtar me të kuq. Stadiumi po bënte shumë presion ndaj gjyqtarit duke bërë thirrje për të kuq”, ka thënë mesfushori boshnjak për Sky Sport Italia.

“Të fitosh kështu është gjëja më e mirë, sepse të forcon ndërsa kundërshtarët i lëndon. Interi tregoi krenari të madhe duke luftuar, por ne e duam Scudetton dhe e dëshmuam atë”, shtoi ai. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...