Miralem Pjanic thotë se Juventusi beson në fitimin e Ligës së Kampionëve.
Mesfushori boshnjak mendon se Cristiano Ronaldo ofron diçka ekstra për “Zonjën e Vjetër”, transmeton Gazeta Express.
“Në Juventus ne luajmë gjithmonë për të fituar kompeticione”, tha numri 5 i Juventusit.
“Në katër vitet e fundit ne kemi arritur dy finale të Ligës së Kampionëve, dhe kjo nuk është diçka e lehtë për t’u bërë”.
“Na duhet diçka më shumë për ta fituar këtë trofe. Ne besojmë në këtë ëndërr dhe jemi në rrugën e duhur”.
“Ronaldo është çelësi ynë, ai ka fituar shumë dhe është njëri ndër më të mirët”.
“Duke e pasur atë në skuadër na ofron diçka ekstra. Jam shumë i lumtur që qëndrova, objektivi im është që të vazhdoj të fitoj me klubin tim”. /Gazeta Express/


