Pirlo u thotë ‘JO’ Interit dhe Cityt

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo ka përgënjeshtruar njoftimet se mund të kthehet në futbollin evropian duke u shprehur i kënaqur në MLS me New York City.

Në javët e fundit, ish-mesfushori i Juventusit është lidhur me Manchester Cityn dhe Interin, por italiani është i lumtur në Amerikë.

Këtë e ka konfirmuar përmes një postimi në Twitter.

“Më në fund iu ktheva punës…”, ka shkruar ai dhe pastaj me ‘hashtag’ ka shkruar “ndalni spekulimet”.

Kujtojmë se pas katër sezoneve mahnitëse te Juventusi, 36-vjeçari vendosi të luante në një ligë me më pak presion. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...