Pirlo: “Nëse Van Dijk vlen 80 milionë euro, atëherë Coutinho dyfishin”

PUBLIKUAR

Pirlo mendon se duke u bazuar në çmimet në treg, vlera e Coutinhos është normale.

Coutinho u largua nga Liverpooli për t’u transferuar në Barcelonë për 160 milionë euro, lojtari i dytë më i shtrenjtë në botë deri në momentin kur PSG-ja zyrtarisht ta blejë kartonin e Kylian Mbappe, talenti francez do të kushtojë 180 milionë euro. Neymari mban vendin e parë, 222 milionë euro.

Sido që të jetë, u diskutua shumë për çmimin e Coutinhos, por legjenda italiane, Andrea Pirlo, e sheh si diçka normale, teksa ka përmendur këtu mbrojtësin e ri që bleu Liverpooli, Virgil Van Dijk, për më shumë se 80 milionë euro nga Suthamptoni javën e kaluar.

“Më shumë se sa çmim i çmendur, çmimi i Coutinhos është ashtu siç janë gjërat sot në treg. Nëse Van Dijk vlen 80 milionë, atëherë Coutinho vlen dyfishin. Është e drejtë”, tha Pirlo për “Sky Sport Italia”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...