Pirlo kthehet nga pensionimi, luan në Peru?

PUBLIKUAR

Andrea Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje më shumë në karrierën e tij, pasi Universitario de Deportes në Peru ka konfirmuar se i ka bërë ofertë legjendës italiane.

Mesfushori magjik i vari këpucët në moshën 38-vjeçare muajin e kaluar në fund të kontratës me New York City Fc, transmeton Express.

Megjithatë, Pirlo mund ta luajë edhe një ndeshje të fundit në Amerikën Jugore.

Universitario de Deportes njoftoi se i ka porpozuar pirlos të luajë në ‘Noche Cream’ – një ngjarje speciale e janarit gjatë të cilës ata e prezantojnë skuadrën dhe fanellat e sezonit të ri.

“Një kompani ka bërë ofertë përmes të cilës dëshiron ta sjellë Pirlon në Noche Crema, por asgjë nuk është finalizuar ende”, ka thënë zëdhënësi i skuadrës nga Peru, Carlos Moreno për Exitosa Deportes. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...