Pirlo emëron futbollistin më të talentuar në Itali: Ai është më i kompletuar sesa unë

PUBLIKUAR

Ish-mesfushori legjendar italian, Andrea Pirlo, i komentoi deklaratat e tifozëve se Sandro Tonali është i ngjashëm me të, duke thënë se mesfushori i Brescias është shumë më i kompletuar sesa ai.

Sandro Tonaldo ka qenë i spekuluar për një transferim te njëri ndër dy gjigantët e Serisë A – Juventus ose Inter – pasi ka shkëlqyer këtë sezon për Brescian, përderisa ka debutuar edhe për Italinë, transmeton Gazeta Express.

Këto paraqitje të 20-vjeçarit kanë bërë që ai të krahasohen me legjendën italiane Pirlon, mirëpo ish-ylli i Juventusit dhe Milanit beson se Tonali mund të jetë edhe më i mirë sesa ai.

“Thuhet se ai mund të jetë pasardhësi im, por unë nuk shoh shumë ngjashmëri mes nesh”, tha Pirlo, gjatë një bisede me Nicolo De Devitiis në Instagram të hënën.

“Ai është një lloj tjetër i lojtarëve. Ai shumë më i kompletuar edhe në aspektin defansiv e edhe në nisjen e aksioneve. Ai është një përzierje mes karakteristikave të mia dhe atyre të lojtarëve të tjerë”.

“Ai është më premtuesi në mesin e mesfushorëve. Ai do të bëhet sigurisht një lojtar i mrekullueshëm”. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...