Piraj akuzon rëndë Shahinin, flet për keqpërdorimet në AKB (Video)

PUBLIKUAR

Burim Piraj, deri sot nënkryetar në Aleancën Kosovare të Bizneseve (AKB), i ftuar në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka treguar për arsyet e largimit nga AKB-ja dhe për dyshimet e keqpërdorimeve në këtë institucion.

“Të largohet dikush nga AKB nuk është e re. AKB-në e kanë lëshuar shumë anëtar, por të gjithë ata janë tërhequr në heshtje. Edhe ne kemi dashur të bëjmë të njëjtën gjë, por kështu e keqja nuk ishte ndalur”, ka thënë Piraj.

Ai ka treguar se ndonëse ka qenë nënkryetar nuk ka ditur asgjë për donatorët e AKB-së.

“Nuk i dimë donatorët. Na është përfol një buxhet prej 70 mijë euro, por nuk kemi arritur të marrim kurrë detaje”, ka thënë Piraj, duke dyshuar se të gjitha të hyrat i ka shpenzuar vet kryetari.

Përveç shpenzimeve, ish-nënkryetari i AKB-së ka folur edhe për funksionimin e deritashëm të AKB-së.

“AKB-ja ka funksionuar me tre zyrtarë, me drejtoreshë që kurrë nuk është emëruar dhe kështu vijmë në konstatim se nga viti 2002 nuk është përditësuar asgjë në AKB dhe ne si bord kemi funksionuar ilegalisht”, ka thënë Piraj.

SHIKO MË SHUMË

Hysni Gucati nuk e lejon deputeten Duda Balje të dalë nga oborri i Kuvendit, ajo kthehet mbrapsht

Kreu i OVL-së, Hysni Gucati, nuk e ka lejuar deputeten Duda Balje që të...

Peci: Nëse shkojmë në zgjedhje, konstanta është Albini, e ju LDK, PDK e AAK jeni variablat

Kryetari i GUXO, Faton Peci i ka bërë thirrje partive politike për arritjen e...

Kurti: Të bëhen 72 orë nga leximi i parë, zotohem publikisht që të enjten e votojmë në lexim të dytë

“Presidenti duhet të zgjidhet sot, ndërsa ligjin mund ta votojmë edhe më pastaj, sipas...