Pique: Shakaja me Realin? Ishte qesharake

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka mbrojtur shakanë e tij me Real Madridin të bërë pas skandalit në Copa del Rey.

Reali rrezikon eliminimin pas inkuadrimit të pa lejuar te Cheryshevit në lojë.

Dhe Pique ka përqeshur klubin madrilen me një postim në Twitter, për të cilin thotë se nuk pendohet.

“Tweeti im? Po shikoja monologun e Leo Harlemit… po bëj shaka. Ju e dini si jam unë, ishte postim për të lëvizur nga drama e krijuar. Ishte qesharake. Unë jam kështu dhe do të jem kështu derisa të pensionohem”.

“Të shohim si mbaron. Jam i sigurt se Cheryshev nuk ndihet mirë dhe unë shpreh përkrahjen time për të”, potencoi Pique. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...