Pique: Neymari e ka derën hapur në Barcelonë

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, ka këmbëngulur se Neymari është i mirëseardhur të kthehet te klubi katalonas kurdo qoftë, edhe pse e braktisi atë dy vjet më parë për Paris Saint-Germainin.

Mbrojtësi 32-vjeçar spanjoll zbuloi po ashtu se ai me bashkëlojtarët e tij ishin përpjekur për ta bindur presidentin e Barçës, Josep Maria Bartomeu, ta bëjë të mundshëm kthimin e brazilianit në klub, transmeton Gazeta Express.

“Kthimi i Neymarit në Barcelonë? Në futboll mund të ndodhë gjithçka”, tha Pique për El Larguero.

“Ai e ka derën hapur për t’u kthyer. Ne i patëm thënë se po shkonte në një burg të artë”, shtoi ai.

“Është e vërtetë ajo që është thënë se ai dëshiron të kthehet. Ne i thamë (presidentit) Bartomeu se do të pranonim vonim në paga për t’u përshtatur me fair play financiar në mënyrë që Neymar të na ribashkohej”, theksoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...