Pique mund të transferohet te rivali i Barcelonës, pas prishjes së raporteve me Xavin

PUBLIKUAR

erard Pique mund të ndryshojë skuadër në afatin kalimtar të janarit, por të mbetet në Spanjë.

“Ok Diario” ka raportuar se Atletico Madridi mund të tentojë të nënshkruajë me mbrojtësin e Barcelonës në afatin e dimrit – transmeton Gazeta Express.

Trajneri i skuadrës nga Madridi, Diego Simeone, thuhet se dëshiron të forcojë mbrojtjen pasi është i zhgënjyer me paraqitjet e Stefan Savic, Mario Hermoso dhe Felipe – teksa Jose Jimenez po lëndohet shpesh.

Te Atletico besojnë se Pique mund të vazhdojë të luajë në nivelin më të lartë dhe të bëhet lideri i ri i mbrojtjes së ekipit.

Edhe 35-vjeçari mendohet se do të ishte i interesuar për këtë transferim. Ai ka një marrëdhënie të tensionuar me trajnerin e Barcelonës, Xavi, pasi e ka humbur vendin e titullarit.

Kontrata e Gerard Piques me Barcelonës është e vlefshme deri më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...