Pique: “Korridor nderi Realit? Mediat befasojnë çdo ditë e më shumë…”

PUBLIKUAR

Gerard Pique pajtohet me mendimin e Barcelonës. Ai thotë se nuk mund t’ia bëjnë Real Madridit korridorin e nderit për faktin se ata nuk kanë bërë gara në atë kompeticion.

Vite më parë, Barcelona ia kishte bërë Real Madridit korridorin e nderit pasi edhe matematikisht e kishte fituar La Ligan, por nuk do ta bëjnë këtë pasi Reali fitoi Kupën e Botës për Klube.

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, është i befasuar me mediat që raportojnë diçka të tillë.

Sipas spanjollit, korridor nderi mund të ishte bërë nëse titulli që ka fituar Reali do të kishte qenë kompeticion që kanë garuar dy skuadrat.

“Klubi e ka dhënë mendimin dhe do të bëjmë çfarë është thënë dhe është e drejtë. Ne nuk kemi bërë gara në atë kompeticion dhe ndryshon me atë që ka ndodhur vite më parë (kur i ka bërë Barça Realit korridorin e nderit). Mediat po bëhen gjithnjë e më të këqija…”, tha Pique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...