Pique: Gjendja është rënduar, duhet të nisim t’i fitojmë ndeshjet një nga një

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, e ka pranuar se gjendja në klubin katalonas është shumë e keqe, pas një ndeshjeje tjetër ku skuadra e Xavit lëshoi pikë në barazimin 2:2 me Osasunan të dielën.

Osasuna ia doli ta barazojë dy herë rezultatin në të dy pjesët falë golave nga David Garcia dhe Chimy Avila, pasi Nico dhe Abdessamad Ezzalzouli e kishin kaluar skuadrën e Xavit në epërsi me golat e tyre të parë për katalonasit, raporton Gazeta Express.

Barcelona vinte nga një humbje e hidhur kundër Real Betisit në ndeshjen e kaluar por dështoi të kthehej në binarët e fitores në Pamplona.

Si pasojë, Barça ngel në vendin e tetë në La Liga me 24 pikë, plot 18 pikë larg liderit dhe rivalit Real Madrid, si dhe pesë pikë larg top katërshes.

Duke folur pas ndeshjes, Pique tha: “Është shumë e nevojshme të fitojmë menjëherë sepse gjendja është e rënduar”.

“Sa keq që barazuam sepse ne luajtëm shumë mirë dhe garuam fort në një fushë të vështirë.”

Ai shtoi: “Synimi afatshkurtër është të mendojmë për ndeshjen e radhës. Ai afatgjatë është se këta lojtarë të rinj do të jenë shumë të mirë për klubin. Por tani më rëndësi është të fitojmë dhe fitojmë”./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...