Pique e zbulon një anë tjetër të Messit

PUBLIKUAR

Mbrojtësi i Barcelonës i ka zbuluar disa detaje për bashkëlojtarin e tij, duke pretenduar se Lionel Messi është shumë qesharak dhe ka humor të jashtëzakonshëm.

Qendërmbrojtësi Gerard Pique ka thënë se super ylli i skuadrës së tij, Lionel Messi, është një nga personat më zbavitës që ai i njeh, transmeton Gazeta Express.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Barcelonën dhe ekipin kombëtar të Argjentinës, si dhe pesë-herë fituesi i Topit të Artë, Messi, e ka fituar reputacionit që është më i marrshëm.

Megjithatë, Pique, i cili nuk është aspak i marrshëm, e zbuloi një anë tjetër të personalitetit të kapitenit të Barcelonës.

“Messi ka humor shumë ironik, ai është njëri ndër personat më zbavitës që unë i njoh”, ka thënë Pique për emisionin “La Resistancia” në MoviStar+.

Pas afatit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, Pique dhe Messi do të kthehen në fushën e Camp Nou të dielën për ndeshjen kundër Espanyolit. Por, qendërmbrojtësi nuk i frikësohet kundërshtarit të tij të radhës

“Unë kam më shumë para sesa ka Espanyoli buxhet këtë vit. Jo, nuk po flas vetëm për 57 milionë euro, shumë më shumë se kaq”, shtoi Pique. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...