Qendërmbrojtësi i Barcelonës i paralajmëroi bashkëlojtarët e tij duke thënë se vendi për gjysmëfinale është ende i hapur, pas fitores 1:0 në Old Trafford.
Gerard Pique beson se Barcelona duhet të marrë mësim nga gabimi i Paris Saint-Germainit, duke thënë se kualifikimi nga çerekfinalja kundër Manchester Unitedit është ende në lojë, përkundër fitores së mbrëmshme, transmeton Gazeta Express.
Barcelona do ta marrë me vete në Camp Nou epërsinë 1:0 falë suksesit të tyre në Old Trafford, ku autogoli i Luke Shaw ia dha fitoren në çerekfinale të Ligës së Kampionëve katalonasve, përkundër që ishin mysafirë.
Kjo ishte fitorja e parë e Barcelonës në Old Trafford, mirëpo Pique i ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij që të mos tregon të shkujdesur në ndeshjen kthyese për shkak të asaj që i ndodhi PSG-së, kundër të cilëve anglezët arritën ta kthejnë disfatën 2:0 në 1/8 e finales në fitore 3:1 si mysafir, duke e siguruar kështu një vend në çerekfinale.
“Pasi e pashë se çfarë i bënë ata PSG-së në ndeshjen kthyese, nuk ka asnjë arsye të besojmë se përballja ka marrë fund. PSG-ja ishte favorit i qartë, ata luajtën shumë më mirë dhe shikoni çfarë u ndodhi”, ka thënë Pique.
“Çdo gjë mund të ndodhë në futboll, kështu që ne duhet të përqendrohemi shumë”.
Pasi rezultati u zhbllokua në minutën e 12-të të ndeshjes, Barcelona u duk e lumtur të luftojë për ta mbajtur këtë rezultat, përderisa Manchester Unitedi shkonte përpara në kërkim të golit të barazimit.
Megjithatë, Barcelona ishte shumë e mirë në fazën e mbrojtjes, veçanërisht ish-qendërmbrojtësi i Manchester Unitedit, Pique, i cili e mori vlerësimin më të lartë për këtë ndeshje. /Gazeta Express/


