Pique e mbylli karrierën me karton të kuq, ai u ndëshkua edhe pse nuk ishte në lojë

PUBLIKUAR

arcelona e regjistroi fitoren e pestë radhazi në La Liga sonte.

Skuadra e drejtuar nga Xavi shënoi fitore me përmbysje kundër Osasunas, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Barça triumfoi në stadiumin “El Sadar” me rezultatin 1:2, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak nga minuta e 31-të pas përjashtimit të Robert Lewandowskit me kartonin e dytë të verdhë.

Përveç sulmuesit polak, me karton të kuq u ndëshkua edhe Gerard Pique, për të cilin ishte kjo ndeshja e tij e fundit në karrierë pasi ka vendosur të pensionohet nga futbolli.

Gjatë pushimit mes pjesëve, spanjolli iu afrua gjyqtarit Jesus Gil Manzano dhe filloi të debatonte me të lidhur me përjashtimin e Lewandowskit.

Pique vazhdoi debatin edhe në tunel me gjyqtarin, ku edhe u ndëshkua pastaj me karton të kuq.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...