Pioli: Fitore e merituar, ndaj Juves do të luajmë si Inter

PUBLIKUAR

Stefano Pioli ka folur pas fitores 3-0 në shtëpi të Interit ndaj Pescaras, fitore këtë që e ka cilësuar si të merituar, por nuk është i kënaqur me menaxhimin e topit.

Interi e ka fituar edhe ndeshjen e shtatë radhazi në Serie A, dhe tani është hyrë furishëm në garë për tri pozitat e para që dërgojnë skuadrat në Ligën e Kampionëve.

“Kemi luajtur kundër një skuadre e cila ka ditur si të na vë në vështirësi. Kemi krijuar shumë dhe në fund e kemi merituar fitoren”, ka thënë fillimisht Pioli për Premium Sport.

“Mund ta menaxhonim më mirë topin dhe të ishim më të saktë, është normale që nuk mund të luajmë në ritme të larta për 90 minuta, por menaxhimi teknik i topit duhet të jetë i saktë”, përcjell Telegrafi.

“Juventus? Të martën kemi ndeshje vendimtare në një garë në të cilën duam të bëjmë mirë, duhet të mbetemi të përqendruar. Në Torino do shkojmë për të dhënë maksimumin dhe për të luajtur si Inter”.

Gabigol? Gabriel është pjesë e grupit dhe është rritur shumë, ka dëshirë shumë të madhe për t’u stërvitur, kishte nevojë për kohë për të mësuar metodat e reja. Është një djalosh i ri dhe luan në një klub të madh”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...