“Picimuli” Blerim Halili, hajni i vogël që ngjitej ndërtesave si Spiderman

PUBLIKUAR

Me një gjatësi vetëm 1.55 metra, por me një fuqi muskulore që i lejon të kacavirret kudo. Një atlet e vërtetë që i shfrytëzon aftësitë e tij fizike për t’u ngjitur në pallate, për të hyrë përmes ballkoneve e dritareve. Kështu e përshkruajnë mediat lokale italiane 35-vjeçarin Blerim Halili, i cili është arrestuar për vjedhje në Rimini.

Halili është pjesëtari i tretë i një bande që u pikas pas një vjedhjeje nga karabinierët e Fanos, ndërsa largoheshin me një makinë të kuqe “Nissan Micra”.

Mjeti drejtohej nga një shtetase italiane, Stefania Longhi, 43 vjeç, ndërsa në të ndodhej edhe një 28-vjeçar shqiptar, Françesko Nikaj. Pavarësisht se ia ka dalë t’i shpëtojë policisë, e cila ka arrestuar dy bashkëpunëtorët, liria e Halilit nuk ka zgjatur shumë.

Ai është vënë në pranga një ditë më pas në Aversa. Policia thotë se banda përdorte makina që ishin në rregull me çdo gjë, të cilat drejtoheshin nga 43-vjeçarja Longhi, për të mos zgjuar dyshime.

Vjedhjet kryheshin në kohë rekord, pasi Halili ishte shumë i shkathët në ngjitjen e mureve. Hetimet kanë nxjerrë se vetëm gjatë një pasditeje, ata kishin vjedhur tetë apartamente në Montegranaro, Pesaro. Të tre jetonin në Rimini, ku për të mos rënë në sy nuk kishin kryer asnjë vjedhje.

Policia ka gjetur një “thesar” të vërtetë në shtëpitë e tyre. /Shekulli/

SHIKO MË SHUMË

Peticioni me 14,140 nënshkrime për heqjen e “Urosevac” nga Ferizaj dorëzohet të hënën në Kuvend

Peticioni “Për një Ferizaj pa ‘Urosevac’”, i mbështetur nga 14,140 qytetarë të Ferizajt, do...

Gërvalla sot del në konferencë për media

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, sot do të mbajë një konferencë për media nga...

Mot i vranët

Gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta....