Piatek po shkëlqen, Gattuso tregon çelësin e suksesit

PUBLIKUAR

Sipas Gattusos, Piatek po shkëlqen me Milanin për shkak të bashkëlojtarëve që po e ndihmojnë 23-vjecarin.

Krzysztof Piatek nuk e ka ndërmend të ndalet. 23-vjeçari, që në janar u ble nga Genoa, arriti të gjejë sërish golin në Serie A mbrëmë me Milanin, shkruan Gazeta Express.

Ai shënoi në fitoren 3-0 të skuadrës së Gennaro Gattusos ndaj Empolit.

Ky ishte goli shtatë në gjashtë paraqitje me Kuqezinjtë për Piatekun, dhe i katërti me radhë në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur si titullar.

Para Krzysztof Piatek, lojtari i fundit që ka shënuar në secilën prej katër ndeshjeve të para si titullar me Milanin ka qenë Oliver Bierhoff (Shtator-Tetor 1998).

Për këtë formë fantastike të Piatekut, Gattuso thotë se meritat shkojnë për gjithë skuadrën, që po e ndihmojnë atë në sulm.

“Piatek ka shënuar rregullisht dhe të gjitha meritat shkojnë për shokët e tij të skuadrës, të cilët e ndihmojnë atë për të shënuar”, deklaroi Gattuso. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...