Phillips refuzon Manchesterin

PUBLIKUAR

Kalvin Phillips raportohet se do të refuzojë çdo ofertë të mundshme nga Manchester United.

Reprezentuesi anglez tash e një kohë është i lidhur me një transferim te “Djajtë e Kuq”, por kjo lëvizje nuk pritet që të realizohet, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Mail Plus”, Phillips mbetet i përkushtuar ndaj klubit dhe do të refuzojë çdo ofertë nga Man United.

Mesfushori thuhet se ka vendosur t’i qëndrojë besnik bazës së tifozëve të Leeds Unitedit, që njihen për një rivalitet të madh me klubin nga “Old Trafford”.

26-vjeçari gjithashtu thuhet se do të rinovojë kontratën me Leedsin.

Kontrata aktuale e Kalvin Phillipsit skadon më 30 qershor 2024. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...