Pezullimi i Modricit e lë Zidane me një dilemë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

Real Madridi do të përballet me Real Valladolidin të shtunën pa njërin ndër lojtarët kyç, Luka Modricin. Katër kandidatët që mund ta zëvendësojnë atë janë Fede, Isco, James ose Lucas.

Konfirmimi se Luka Modric është pezulluar për një ndeshje të La Ligës e lë trajnerin Zinedine Zidane me një dilemë të madhe për formacionin e parë në ndeshjen kundër Real Valladolidit, transmeton Gazeta Express.

Pa Modricin, lojtarin e dhjetë me më së shumti minuta të luajtur nën trajnerin francez, Zidane do të duhet ta zgjedhë njërin ndër katër kandidatët: Isco, Fede Valverde, James Rodriguez ose Lucas Vazquez.

AS shkruan se zgjedhja më e logjikshme do të ishte Isco, pasi që ai ishte lojtari i dhjetë me më shumti minuta lojë gjatë turneut parasezonal këtë verë. Ai ishte titullar në katër nga shtatë ndeshjet e zhvilluara dhe luajti për 329 minuta.

Këto statistika e vendosin atë në një pozitë shumë më të mirë sesa treshja tjetër dhe e theksojnë besimin që Zidane e ka te ai. Gjithashtu, ai do të përshtatej mirë me sistemin 4-3-3, duke luajtur në pozitën e Modricit.

Përderisa Isco duket si zgjedhja më e logjikshme, Fede dhe James gjithashtu mund ta zëvendësojnë kroatin. Mirëpo, Zidane mund të vendosë edhe ta ndryshojë formacionin në 4-4-2 dhe të luajë me Lucas Vazquezin.

Pjesa tjetër e ekipit të parë do të mbetet e pandryshuar nga udhëtimi i javës së kaluar në Celta Vigo, përveç Dani Carvajalit, i cili do të kthehet nga një pezullim dhe pritet të jetë titullar para Alvaro Odriozolas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...