Petrit Selimi në konflikt interesi

PUBLIKUAR

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka rënë në kundërshtim me ligjin, me rastin e ushtrimit të dy posteve, atë të të dytit në MPJ dhe të Koordinatorit Nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit.

Kështu ka konstatuar Agjencia Kundër Korrupsionit, raporton Gazeta Blic.

Në opinionin që e ka dhënë ky institucion, që mban datën 22 qershor 2016, thuhet se në bazë të Ligjit 04/l- 051 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik, pozita e Zëvendësministrit, hynë në kategorinë e zyrtarëve të lartë publik.

Sipas opinionit të AKK-së, një kopje të të cilit e posedon Gazeta Blic, thuhet se të gjithë zyrtarët e lartë publik kanë për obligim parandalimin e konfliktit të interesit dhe kanë për detyrë të zgjidhin vetë brenda afatit ligjor, dhe në mënyrën më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tyre të interesit.

“Bazuar në këtë dispozitë, ju si zyrtar i lartë publik nuk mund të ushtroni njëkohësisht funksionin e zëvendësministrit dhe atë të koordinatorit Nacional në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit”, thuhet tutje në këtë opinion të AKK-së, një kopje të të cilit e ka siguruar Gazeta Blic.

Në vazhdim e gjeni të plotë opinionin e Agjencisë Kundër Korrupsion:

1

SHIKO MË SHUMË

Haziri i reagon therrthorazi Ramës që paralajmëroi kandidaturën për kryetar të LDK-së

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri ka reaguar pas paralajmërimeve për kandidatura të mundshme për...

Altin Krasniqi falënderon Bedri Hamzën pas dorëheqjes: Respekti për ju mbetet përtej çdo funksioni

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit...

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë...