Petkoviq thotë së Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë: E lajmërova Lajçakun

PUBLIKUAR

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovënnë Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se Njësia Speciale e Kosovës ka hyrë në Gazivodë.

Përmes një postimi në Twitter, Petkoviq ka thënë se e ka lajmëruar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, për siç ka thënë “ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurti nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë”.

“Sapo e informova @MiroslavLajcak për pushtimin e armatosur dhe të paligjshëm të forcave speciale të Kurtit ROSU në Gazivode! Ia morën çelësat rojës, grisën flamujt. BE-ja duhet ta frenojë ngacmuesin dhe uzurpatorin Kurtin nga veprimet e tij të njëanshme dhe të armatosura me të cilat dëshiron të shkaktojë luftë!”, ka shkruar Petkoviq.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...